COVID 19/ dërgohen 13 mostra në ISHP, ja situata në Qarkun Shkodër…

Informacion Përmbledhës

Mbi veprimtarinë e KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt.03. 06.2020.

Situata epidemiologjike në territorin e Qarkut Shkoder për 24 orët e fundit ëshëe e qëndrueshme.

• Nga NJVKSH, Shkodër, informohemi se sot, mostrat e marra me dt. 2 Qershor rezultuan të gjitha negativ.

• Në total, në Qarkun Shkodër, vijon ne 121 numëri i të infektuarve covid-19,.

• Vazhdon hetimi epidemiologjik dhe marrja e mostrave per rastet e dyshuara edhe hetim aktiv epidemiologjik nga NJVKSH, në bashkinë Shkodër.

• Sot janë dërguar 13 mostra në ISHP.

• Sot ka dalë edhe paciienti i fundit i shtruar ne spitalin covid-19 ne Tr. Që sot nuk ka me të shtruar në spital, ndërkohe jane 3 paciente gjithsejt të izoluar në banese.

• Ndersa nga NJVKSH, Puke, Fushe Arrëz, informohemi se sot jane marre 10 tampona për ekzaminim nga punonjesit e cerdheve, te cilet nuk kane simptoma.

• Vijon kontrolli dhe inspektimi nga NJVKSH në bashkëpunim me ISHSH për zbatimin e rregullave në Shkolla, kopshte dhe çerdhe në të 5 bashkitë.

Nga Spitali Rajonal, informohemi se 24 orët e fundit janë trajtuar në urgjencë rreth 54 pacientë. Janë 2 raste i dyshuar për covid – 19, janë marrë tamponat, pritet përgjigja.

Nga Bashkitë janë mbështetur me dt.3 Qershor 2020 me pako ushqimore/mjeksore familjet:

• Bashkia Shkodër, ka asistuar 3 familje nga Fondacioni Miqesia.

• Bashkia Vau Dejës ka mbështetur 98 familje me pako ushqimore nga World Vizion.

• Bashkia Pukë, 17 familje me pako ushqimore nga World Vision.

• Bashkia Malësi e Madhe, jane asistuar 59 familje

Vijon të monitorohet dhe koordinohet veprimtaria e të gjithë bashkive, institucioneve dhe inspektoriateve, anëtare të KMC, nën drejtimin e të Deleguarit të KNEC, ZV.Ministrit të Brendshem, Z Besfort Lamallari.