
“Po qe se do të duhej parashtruar me një formulë të drejtpërdrejtë, çështja e Lindjes së Mesme mund të reduktohet në çështje të Palestinës, çështja e Palestinës mund të reduktohet në çështje të Jerusalemit dhe çështja e Jerusalemit mund të reduktohet në çështje të Faltores Aksa”
–Ahmed Davutogllu – Thellësia Strategjike–
Të shumta kanë qenë përpjekjet për të vendosur paqen në Lindjen e Mesme, sidomos në pikën më neurologjike të kësaj hapë-sire, pikërisht atë ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve. Në deka-dat e fundit kjo çështje thuajse është gjetur në agjendat e të gjitha administratave të presidentëve të ShBA-së. Tanimë ka kohë që në opinionin ndërkombëtar qarkullon propozim ideja e administratës Trump, për gjetjen e zgjidhjes së konfliktit në fjalë, propozim që quhet ‘deal of the century- “Marrëveshja e Shekulliť”.
Përdorimi zyrtar i termit “Marrëveshja e shekullit”, datoi që nga prilli i vitit 2017 atëherë kur presidenti i Egjiptit, Abdulfetah es-Sisi gjatë një konference për shtyp me presidentin Trump në Uashing-ton deklaroi se, “Ne jemi të gatshëm për t’i dhënë dorë ndihmëse Presidentit Trump për të përmbushur marrëveshjen e shekullit “.
Emrat të cilët janë të ngarkuar nga Shtëpia e Bardhë për të shtyrë përpara këtë proces janë Jared Kushner – dhëndri i presidentit Trump, Jason Greenblatt i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Lindjen e Mesme, David Freedman ambasador i ShBA-së në Izreal, si dhe Avi Berkowitz ndihmës i Jared Kushnerit.
Në realitet, kjo marrëveshja nuk synon që të ofrojë zgjidhje vetëm ndërmjet palëve konfliktuoze, porse në të synohet që të arri het një paqe rajonale arabe-izraelite. Kjo ngase tryeza e negociatave përveç Izraelit dhe Palestinës do të duhet të jenë të pranishëm edhe Egjipti dhe disa vende të tjera arabe.
Jason Greenblatt pohoi se plani i tillë i ShBA-së është i dizaj-nuar që të përfitojë i tërë rajoni, i cili do t’i jepte fund konfliktit ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve por në të njëjtën kohë të krijojë një aleancë arabo-izraelite për të luftuar Iranin dhe terroriz-min! /Aljazeera Centre for Studies.
Megjithëse propozim plani për këtë marrëveshje ende nuk është zyrtare – dhe se publikimi final i tij pritet të bëhet pas muajit të Ramazanit ashtu siç përmendi edhe Kushneri,- në një artikull të “New York Times” thuhet që, “Palestinezët do të merrnin një shtet të vetin por me sovranitet të kufizuar. Ndërsa pjesa më e madhe e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor, që për komunitetin ndërkombëtar konsiderohen të paligjshme, do të mbeteshin”.
Sipas gazetës izraelite “Yisrael Hayom”, disa nga çështjet e mundshme të cilat përfshihen në këtë marrëveshje janë:
- Nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet shtetit Izraelit, Hamasit dhe autoriteteve PLO-Organizatës për Çlirimin e Palestinës. Me ketë rast shteti i ri palestinez -New Palestine/Palestina e re do të ngrihej në territoret e Judesë Samarias (Bregu Perëndimor) dhe Gaza, me përjashtim të vendbanimeve izraelite;
- Vendbanimet izraelite të cilët gjenden në Bregun Perëndimor do të ngelin nën juridiksionin e Izraelit, në të njëjtën kohë do të sigurohet lidhje tokësore me vendbanime të cilët janë të izoluara;
- Në bazë të këtij propozim marrëveshjeje Jerusalemi nuk do të ndahet ndërmjet Izraelit dhe Palestinës së Re, porse do të jetë kryeqytet i të dyja shteteve. Popullsia arabe e Jerusalemit tanimë do të jetë shtetas të Palestinës së Re. Hebrenjtë nuk do të kenë të drejtë të blejnë toka nga arabët, por as arabët nuk do të kenë të drejtë të blejnë shtëpitë dhe pronat e hebrenjve. Ndërsa asnjë hapësirë shtesë nuk do t’i aneksohet Jerusalemit!
- Marrëveshja parasheh që Egjipti t’i lejojë shtetit të ri Palesti-nez një pjesë të tokës në të cilën do të hapet një aeroport dhe një zonë industriale;
Palët të cilët financiarisht duhet ta mbështesin implementi-min e kësaj marrëveshje janë, ShBA-ja, Bashkimit Evropian si dhe vendet e Gjirit Persik, dhe se të njëjtat detyrohen që shtetit të ri palestinez në 5 vitet e ardhëshme t’i ofrojnë 30 miliardë dollarë si ndihmë për projektet kombëtare!
Shteti i ri Palestinez nuk do të lejohet që të formojë ushtri. “Jerusalem post”.
Të vetmet armë të cilat do të mund të përdoren do të jenë armët e lehta, dhe ato për forcat policore. Ndërmjet Izraelit dhe Palestinës së Re do të duhet të nënshkruhet një traktat mbrojtës.
- Hamasi, në bazë të marrëveshjes, do të duhet që të depozitojë të gjitha armët përfshirë edhe armët personale autoriteteve egjip-tiane;
- Kufiri i rripit të Gazës me Egjiptin dhe Izraelin do të jetë i hapur për qarkullimin e mallrave dhe të njerëzve, ngjashëm sikurse në Bregun Perëndimor;
- Rripi i Gazës dhe Bregu Perëndimor do të lidhen përmes ndërtimit të një autostrade;
- Në 5 vitet e ardhshme në shtetin e ri palestinez do të krijohen port detar si dhe aeroport, por deri atëherë, palestinezët do të mund që të përdorin aeroportet izraelite;
Brenda një viti do të duhet që të mbahen zgjedhjet të lira dhe demokratike për qeverinë e Palestinës së re;
Në rast se Hamasi dhe PLO refuzojnë të nënshkruajnë “Marrëveshjen e shekulliť, ShBA-të do të ndërpresin çfarëdo lloj ndihme për palestinezët. Nëse PLO e nënshkruan ndërsa Hamasi ose Xhihadi Islamik refuzojnë, atëherë përgjegjësia bie mbi ta. Kurse në rast se Izraeli refuzon të nënshkruajë marrëveshjen ShBA po ashtu do të ndërpresin ndihmën financiare për shtetin Izraelit.
Marrë në përgjithësi, propozim marrëveshja mund të konside-rohet një projekt i atillë që palestinezëve u ofron prosperitet ekono-mik ndërsa izraelitëve siguri nacionale!
Për palën izraelite dhe për disa shtete arabe ndoshta marrëveshja në fjalë edhe do të ishte e pranueshme, mirëpo për palën palesti-neze çdo propozim marrëveshje që përjashton formulën two-state solution- zgjidhje e dy shteteve dhe me kufijtë e para 67-ës do të ishte e papranueshme!
(Marrë nga libri “Ndërkombëtarizimi i Luftës Civile”)




