Çfar po ndodh me Shkodren! Pse nuk doli rezultati i 54 mostrave që u morën dje?!…

Partia Demokratike ngre akuza për fshehjen e rasteve me koronavirus në Shkodër dhe përmasat e epidemisë. Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Edi Rama po luan me shëndetin e qytetatrëve, sidomos të shkodranëve në këtë kohë pandemie.

Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se Shkodra është në të njëjtat shifra të infektuarish, 71 ndërkohë që dje janë marrë 54 mostra testimi në Shkodër dhe ka dyshime të forta se nuk është analizuar asnjëra!

Spahia nënvizon se Rama po fsheh virusin, në vend se ta gjurmojë dhe trajtojë atë. Ai shton se filozofia e fasadës rrezikon jetë në këtë moment dhe se është sjellje kriminale.

Postimi i Bardh Spahisë:
PSE NUK ANALIZOHEN TAMPONET E SHKODRES?
Fshehja e të infektuarve është një akt kriminal, i përsëritur e koha po tregon se nuk është rastësi! Edi Rama po luan me shëndetin e qytetarëve, posacërisht të shkodranëve, duke e shndërruar këtë sfidë me COVID-19 në një betejë të sëmurë personale për manipulim shifrash. Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se Shkodra është në të njëjtat shifra të infektuarish, 71. Dje janë marrë 54 mostra testimi në Shkodër dhe ka dyshime të forta se nuk është analizuar asnjëra!

Kjo për të mbajtur shifrat në nivelin që do Edi Rama, duke fshehur realitetin. A ka më monstruoze se kjo? Si mund të lejohen persona të infektuar të sillen normalisht, potencialisht duke infektuar të tjerë, familjarë a kolegë, vetëm sepse Edi Ramës nuk i pëlqejnë shifrat në rritje, sic po ndodh edhe me fqinjët tanë? Si mund të fshihet një virus i tillë, në vend që të gjurmohet, frenohet e trajtohet? Filozofia e fasadës që ka përdorur prej ditës së parë kur ka hyrë në politikë, rrezikon jetë në këtë situatë! Është papërgjegjshmëri kriminale!