Certifikohen zgjedhjet! KQZ miraton rezultatet në të gjitha qarqet…

0
56

KQZ ka miratuar rezultatin e zgjedhjeve në të 12 qarqet e vendit, njëkohësisht për 140 deputetët që do të përbëjnë parlamentin e ri të vendit të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Në mbledhjen e sotme qark pas qarku, 11 të tillë, përveç Kukësit, rezultati i të cilit u miratua disa ditë më parë, KQZ miratoi rezultatin edhe për Tiranën, Durrës, Fier, Berat, Elbasan, Shkodër, Dibër, Lezhë, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër.

Ndërkohë kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tha se partitë politike kanë 5 ditë afat të bëjnë ankimim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) nëse kanë pretendime për rezultatin, apo kërkesa për rinumërim.

Miratimi i rezultateve

Kukës, që të shtunën
Berat

Durrës

Dibër

Shkodër

Elbasan

Vlorë

Korçë

Gjirokastër

Fier

Tiranë

Lezhë

Gjatë mbledhjes të vetmit që kanë pasur kontestime kanë qenë kandidatët e pavarur, por që janë të Vetëvendosjes, Kreshnik Merxhani dhe Bojken Abazi. Ata patën kontestime për mos lejimin e vëzhguesve të tyre, si pretendime për nxjerrjen e fletëve të pavlefshme që ishin në favor të tyre.

PËRGJIGJU