Censi i popullsisë dhe banesave, gjobë për ata që refuzojnë ose gënjejnë…

Të hënën nis shqyrtimi i ligjit të posaçëm në komisione dhe nuk jepet asnjë afat se kur do të fillojë regjitrimi në terren, proces që këtë rradhë është vendosur të quhet thjesht cens.

Sipas ligjit, pyetsori do të ndahet në pyetje thelbësore dhe jo. Refuzimi për t’iu përgjigjur kategorisë së parë, dënohet me gjobë. Refuzimi për të dhënë informacionin e kërkuar, ose dhënia e informacionit të rremë, dënohet me gjobë, nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë tek pyetjet thelbësore, pra të detyrueshme përfshihen ato për adresen e saktë, gjininë, moshën, statusin martesor ligjor dhe atë defakto, profesionin, shtetësinë, pronësinë mbi banesën, sa dhoma, dushe e tualete ka ajo, si dhe llojin e ngrohjes së përdorur.

Censi pritet të zgjasë rreth 2 muaj. Këtë radhë përdorimi i teknologjisë pritet të theshtojë gjerat. Sipas censit të 2011, popullsia banuese në shqipëri ishte 2,821,977, një rënie prej 8%, nga Censi 2001.