
Në Tiranë, prej më shumë se një dekade, lulëzon një industri që nuk figuron në statistikat zyrtare, por që prodhon miliona euro çdo vit, të gjitha të vjedhura nga xhepat e qytetarëve europianë, nëpërmjet call center-ave me investime fiktive në bursë, ku janë punësuar me mijëra të rinj, të cilët, pas fjalëve trading, broker, financë, përpiqen të bindin çdo ditë viktimat për të investuar në diçka që nuk ekziston.
Katër vite më parë ne u angazhuam në ndjekjen dhe denoncimin e një rasti mashtrimi ndaj një pensionisti italian, që kishte rënë viktimë e njërit nga grupet e shumta kriminale të Tiranës.
Në vitin 2018, Antonio Blezi, një 80-vjeçar nga Roma, kishte marrë një telefonatë nga një numër i panjohur.
David Adams, në realitet, është një nga emrat e artit që mashtruesit online përdorin në telefonatat që bëjnë me klientët. Në momentin që Antonio kishte depozituar shuma të konsiderueshme dhe shikonte se si fitimet ishin rritur, nga konsulenti i tij me emrin David Adams i kërkohet të investojë sërish, sepse momenti ishte i mirë për të fituar. Duke parë që në grafika situata financiare është e kënaqshme, 80-vjeçari tenton të tërheqë diçka nga fitimi i mbledhur, por aty përballet me një të papritur që nuk e imagjinonte.
Në këtë pikë, Antonio kërkon t’i kthehet pas vetëm shuma e depozituar, pa kuptuar ende që nuk do të shihte më asnjë cent nga kursimet e një jete. Me disa lidhje dhe informacione nga brenda call center-it, Antonio arrin të zbulojë se gjithçka ishte organizuar nga Tirana, prandaj vendos të vijë vetë për t’u përballur me personin që fshihej pas këtij mashtrimi.
Pas kësaj përballjeje dhe refuzimit të Blerinës për të kthyer paratë, Antonio bëri denoncim në Policinë e Tiranës. Pak ditë më vonë, Blerina Kamberi u arrestua, për t’u lënë e lirë dy orë më vonë. Ajo që ne kemi ndjekur dhe treguar vite më parë ishte vetëm një pikë uji në një oqean të madh mashtrimi, me të cilin u njohëm falë bashkëpunimit me kolegët italianë të emisionit Le Iene.
% e tortës së vjedhur, që në rastin më të mirë kap vlerën e 200 mijë eurove në muaj.
Edhe në këtë zanat vjedhësish profesionistë ka preferenca. Italianët, p.sh., që e kanë gjuhën e nënës, janë më të preferuar në treg, sepse, kuptohet, janë më të besueshëm për viktimën, që shpeshherë, kur dëgjon dikë me theks shqiptar, mbyll menjëherë telefonin. Ndaj edhe trajtimi që u rezervohet atyre që vijnë nga Italia në Shqipëri për të vjedhur paratë e bashkatdhetarëve të tyre është vërtet special; bileta të paguara, shtëpi gratis, rrogë e garantuar, plus përqindjet nga mashtrimi.
Kjo është një jetë ëndrrash, prandaj bashkëpunëtori ynë nuk mendohet dy herë e pranon ofertën, duke hyrë në një organizatë kriminale që përfiton miliona euro të vjedhura nga qytetarët europianë. Bashkëpunëtori ynë pritet në aeroport në ditën e caktuar. Personi që e takon i dorëzon çelësat e apartamentit dhe i tregon adresën ku duhet të shkojë. Banesa e rezervuar për punonjësin e ri italian të call center-it është pak të quhet dinjitoze. Gjithçka e arreduar mjaft mirë dhe fare pranë qendrës së Tiranës. Sipas udhëzimeve që i janë dhënë, ai nuk flet asnjëherë në telefon, kontrollon me shumë kujdes ambientin në kërkim të ndonjë përgjuesi apo kamere të fshehtë dhe më pas shtrihet për të fjetur.
Ditën e nesërme, siç ishte rënë dakord, prezantohet për të nisur punën. Mashtruesit i kanë vendosur zyrat në Forever Green Tower, një nga kullat më interesante të Tiranës. I riu merr ashensorin që të çon në katin e 13-të. Gjithçka në këto ambiente ngjan me një aktivitet të ligjshëm. Në recepsion janë dy vajza, të cilat, si në një hotel, kërkojnë dokumentin, ndërkohë që konsulentët e tjerë po përgatiten të nisin një ditë të zakonshme mashtrimi. Menjëherë pas prezantimit në recepsion, bashkëpunëtorit i kërkohet të lërë celularin dhe xhupin në njërën nga ndarjet e bëra enkas, ndërkohë që të njëjtën gjë bëjnë edhe kolegët që po hyjnë një nga një në zyrë.
Kuptohet që kjo është një masë sigurie. Askush nuk duhet të dokumentojë aktivitetin kriminal që bëhet çdo ditë në mes të Tiranës.
Ndërkohë që puna ka nisur, 50 konsulentë mashtrues, djem dhe vajza të rinj, shumica të diplomuar, baballarë që i edukojnë fëmijët me vlerat e moralit dhe shoqërisë, nëna që janë shembulli për t’u ndjekur, shndërrohen në vjedhës të paskrupullt që zhvasin çdo ditë viktimën e radhës./Piranjat.news




