
130 ton misër rifuxho, janë bllokuar në magazinën e një subjekti në Shkodër.
Bllokimi është bërë nga AKU Shkodër, pasi misri rifuxho rezulton me mbi normë të alfatoksinës b1.
AKU Shkodër, ka bërë edhe kallëzim penal ndaj subjektit në fjalë që importon misër nga Serbia. Ndërkohë, bllokimi i 130 ton misër është bërë si masë paraprake deri në daljen a analizave, teksa subjekti importues akuzohet se ka shkelur sërish ligjin, duke ndërhyrë tek produktet e bllokuara nga AKU Shkodër.




