Benet Beci kërkon gjykim të shkurtuar për dosjen e tenderit të KESH…

Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci i akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera” ka kërkuar përmes avokatit të tij në seancën paraprake, gjykim të shkurtuar.

Të pandehurit e tjerë, Adela Ruko, bashkëshortja e ish-kreut të ARRSH Evis Berberi, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti, Rudin Gjoni, nuk janë shprehur ende për formën e gjykimit.

Burime brenda seancës, bëjnë me dije se Gentjan Rumano, avokati që mbron në këtë proces Adela Rukon është larguar nga salla e gjyqit për një proces tjetër dhe është gjobitur me 100 mijë lekë nga GJKKO. Rumano u zëvëndësua nga një avokate kryesisht, teksa ky i fundit është bërë shkak në të paktën dy seanca për shytrjen e procesit gjyqësor.

Vete kryetari i Bashkisë Shkodër nuk është i pranishëm në seancë.

Sipas SPAK, Beci ka shkelur barazinë mes operatorëve në një tender konsulence të zhvilluar nga KESH në vitin 2019 me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik” me vlerë 96.5 milionë lekë.

Hetimi është nisur kryesisht mbi bazën e referimit të akteve nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, pas sekuestrimit të provave materiale në banesën e Evis Berberit.

Shpërndaje