Bënë testin për Covid-19, dalin përgjigjet për futbollistët e Tiranës…

Futbollistët e Tiranës kanë rezultuar negativë pas kryerjes së analizave për Covid-19.

Tashmë, pritet vetëm përgjigjja me shkrim nga Instituti i Shëndetësisë.

Tirana u detyrua të kryejë testin e tamponit pas ndeshjes së mesjavës në Ballsh ndaj Bylisit.

Pas problematikave të shkaktuara në fillim të sfidës, ku Instituti i Shëndetësisë kërkoi futjen në karantinë të skuadrës mallakastriote prej pozitivitetit të futbollistit Qardaku, tani radhën e patën kryesuesit e kampionatit.

Ministria e Shëndetësisë i dorëzoi një shkresë zyrtare klubit bardheblu, ku e njofton se i gjithë ekipi duhet t’i nënshtrohet testit të tamponit. Kjo, pasi futbollistët dhe stafi ishin të ekspozuar ndaj Covid-19 gjatë ndeshjes në Ballsh.

Analizat u kryen të shtunën, vetëm pak orë përpara ndeshjes në Gjirokastër me Luftëtarin.