Basha në Shkodër/ Izmira Ulqinaku: Ora po afron që Shkodra të marshojë kryelartë me e fatin që i ka caktuar historia

Fitorja e ditës së dielë do të fillojë nga Shkodra, do të fillojë nga maja më e lartë e Kelmendit e do të zbresë deri në skajin më jugor të vendit.

Kjo do të jetë fitorja më e thellë dhe do të jetë fitorja më e bukur sepse do t’i takojë çdo shkodraneje dhe çdo shkodrani. Do ti takojë të gjithë shqiptarëve pa përjashtim.

Por siç nuk ndalet uji i Drinit e i Kirit, siç nuk ndalet uji i Bunës mos e ndalni asnjë çast punën derë më derë, zemër më zemër, derisa të mbushet plot ai liqeni i Shkodrës, plot si Adriatiku, me votat e ndryshimit çdo kuti votimi në Shkodër, në Vlorë, në Durrës, në Korçë, në Tiranë e në mbarë Shqipërinë sepse ndryshimi që po vjen është ndryshimi për çdo familje.

Ndaj asnjë familje, asnjë prind, asnjë ri dhe e re nuk mund të mungojë. Votoni edhe për fëmijët tuaj, për ata të cilët luftojmë, për ata për të cilët do të zhvillojmë Shkodrën dhe ekonominë e saj, do të hapim vendet e punës, do të rrisim pagat dhe do të kthejmë kulturën, dijen dhe artin në piedestalin e lartë shkodran I cili ngrihet madhërishëm në të gjithë kapitujt e ndritur të historisë tonë kombëtare.

Ora po afron që Shkodra të marshojë kryelartë me e fatin që i ka caktuar historia prijëse e demokracisë, prijëse e fitores. Prijëse dhe çelësi i hapjes së derës.

Lulzim Basha sot në Shkodër…