Babai i Ervis Martinajt kërkon në gjykatë shpalljen zyrtare të zhdukjes së tij…

Shpërndaje

Mustafa Martinaj i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Lezhë, duke kërkuar që djali i tij, Ervis Martinaj, të shpallet zyrtarisht i zhdukur.

Në kërkesën e depozituar, ai kërkon që gjykata të njohë si të zhdukur Ervis Martinajn, i lindur më 6 tetor 1982 në Burrel dhe me banim në Fushë-Kuqe, Patok të Kurbinit.

Ervis Martinaj, i njohur si një nga emrat më të komentuar të botës së lojërave të fatit, është zhdukur pa lënë gjurmë që prej gushtit të vitit 2022. Edhe pas gati tre vitesh hetime, ende nuk ka asnjë të dhënë zyrtare për vendndodhjen apo fatin e tij.

Shpërndaje