Atentati në Shkodër ndaj 38-vjeçarit të fisit “Bajri”, ja makina e autorëve…

Admir Bajri, ishte shënjestra e një atentati që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Ndërkohë mësohet se autorët dyshohet se kanë lëvizur një automjet tip Benz me targë AA066PZ (targë e cila rezulton e vjedhur në Tirane më datë 27 Gusht të vitit 2020). Fotoja e mësipërme tregon pikërisht makinën që u përdor në atentat.

38-vjeçari Admir Bajri, mbeti i plagosur gjatë orëve të pasdites të së mërkurës, në lagjen “Dobraç” pranë një supermarketi. Ai ishte brenda makinës së tij të parkuar në anë të rrugës, kur u qëllua me armë nga persona të paidentifikuar të cilët i bënë pritë.

Admir Bajri (Rrustemi) u dërgua në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore, ku dhe ndodhet aktualisht.