Atentati në Balldren, të Lezhës: Hakmarrja nuk është pista e vetme…

Shpërndaje

Një atentat i rëndë ndodhi një ditë më parë në Balldren, Lezhë, Shqipëri, ku humbën jetën Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij Gentjana Mujeci, prindër të katër fëmijëve.

Pas ngjarjes, Gjergji Neli, avokat dhe i afërm i viktimave, reagoi publikisht duke kërkuar zbardhjen e plotë të krimit. Ai theksoi se hetimet nuk duhet të kufizohen vetëm te pista e hakmarrjes, por të shtrihen në të gjitha mundësitë.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Neli dënoi ashpër atentatin dhe u bëri thirrje autoriteteve që të identifikojnë dhe të vendosin përpara përgjegjësisë autorët e ngjarjes.

Duke iu referuar një çështjeje të mëparshme, ai shtoi se Mujeci nuk ishte shpallur fajtor, duke nënvizuar nevojën për një hetim të paanshëm dhe të plotë.

Reagimi i plotë:

Për ngjarjen e Rende dhe Makabre te atentatit ndaj Kreshnik Mujecit me familje. Me mallengjim dhe me keqeardhje morem vesh njoftimin e hidhur, në lidhje me ngjarjen e rëndë të nje atentanti te ndodhur sot në fshatin Balldren, Njësia Administrative Balldre, Bashkia Lezhë, ku humbën jetën tragjikisht shtetasit Kreshnik Mujeci dhe Gentjana Mujeci, ndaj per kete atentat makaber
shprehim dhimbjen e thellë dhe solidaritetin me familjarët e viktimave në këtë moment të vështirë.

Dënojmë me forcë këtë akt të rëndë kriminal dhe kërkojmë nga organet ligjzbatuese zbardhjen e plotë dhe të shpejtë të ngjarjes, si dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve.

Njëkohësisht, dënojmë publikisht deklarimet e disa mediave, të cilat kanë aluduar se kjo ngjarje lidhet kryesisht me motive hakmarrjeje, meqenese gjaku dhe fisi Mujeceve nuk u kane asnje deryrim, versione te kesaj natyre edhe mundet te jene me nje nga pistat e dyshuara per organet ligj-Zbatuese, por keshellojme mos lenjen ne harrese dhe pista te tjera dyshimj per ngjarjen kriminale te ndodhur.

Kreshnik Mujeci ka qene nje familjar i rregullt dhe i dashur dhe i rrespektuar me te afermit dhe me te gjithe komunitetin per rreth Lezhes dhe Shkodres, i cili merrej me Blegtori se bashku me bashkeshorten e ndjere per te perballuar jetes normale ne sherbim te familjes.

Këto pretendime janë të pavërteta dhe të pabazuara pertej Çdo dyshim në lidhje me ngjarjen e vitit 2017 në Malin e Jushit per te cilen është trajtuar dhe ezauruar nga organet kompetente, përkatësisht Prokuroria e Shkodrës, si dhe nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit Shkodër.

Në përfundim të këtyre proceseve, shtetasi Kreshnik Mujeci nuk është gjetur fajtor në lidhje me atë ngjarje. Për rrjedhojë, çdo përpjekje për ta lidhur ngjarjen e sotme me pretendime të tilla është e papranueshme dhe cenon të vërtetën, si dhe rëndon padrejtësisht mbi familjen e viktimave.

U bëjmë thirrje mediave të tregojnë përgjegjësi profesionale, të verifikojnë informacionin dhe të shmangin përhapjen e lajmeve të pasakta që mund të ndikojnë negativisht në opinionin publik dhe në dinjitetin e familjeve qe prosupizohet të përfshira ne konflikt.

Per kete Kërkojmë drejtësi dhe zbardhjen e ngjarjes, transparencë të plotë për këtë ngjarje makabre dhe të rëndë.

Zoti forcofte famjljaret dhe gjithe miqesine kudo te jene
Lamtumire kusherini jem!

Lamtumire kunate !

Pushofshi ne paqen e zotit!

Shpërndaje