Atentat ndaj 50 vjeçarit në fshatin Melgushë…

0
323

Një atentat me armë zjarri është shënuar mbrëmjen e sotme rreth ores 19.30, pikërisht në ditën e parë të muajit mars të këtij viti, në fshatin Melgushë, pjesë e Njësisë Administrative Bushat të Vau- Dejësit, rrethi i Shkodrës.

Shenjestër e atentatit ka qenë një shtetas 50-vjeçar, i identifikuar si Flamur Et’hem Moriqi i ditëlindjes 8 korrik 1970, i cili fatmirësisht ka arritur ti shpëtoje breshërisë së plumbave.

Mësohet se nga të shtenat e autorëve, ka patur vetëm dëme materiale në banesë, ndërsa jehona e tyre ka alarmuar të gjithë zonën. Në vendin e ngjarjes, kanë mbërritur menjëherë forca të shumta të policisë, të cilat po bëjnë krehjen e zonës për kapjen e autorëve të mundshëm të ngjarjes.

Grupi hetimor ka mbledhur provat në vendngjarje, ndërsa po hetohet për pistën e gjakmarrjes, për shkak të të kaluarës dhe problemeve të 50-vjeçarit me persona të tjerë. Ky nuk është rasti i parë që shtetasi Flamur Moriqi bëhet objektiv i një atentati, pasi edhe me datën 11 nentor të vitit që lamë pas, ai është kërcënuar nga disa persona, ku edhe në atë rast, ishte tentuar eleminimi i tij fizik.

Pas hetimeve të para të Policisë së Shkodrës, burimet bëjnë me dije se zanafilla e atentatit dhe kërcënimeve ndaj Moriqit, lidhet me gjakmarrjen. 16 vite më parë, në datën 29 gusht 2004, kushëriri i Flamurit, shtetasi Zaim Moriqi, ka vrarë me armë zjarri një të mitur me inicialet O.Gj, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin Mali i Jushit, gjithashtu pjesë e Njësisë Administrative të Bushat, të Vau Dejësit, rrethi i Shkodrës.

Nga ajo këhë, të dy fiset ndodhen në hasmeri, pasi familja e të ndjerit nuk pranon të pajtohet, duke insistuar në respektimin me fanatizëm të një prej kodeve mesjetare më famëkeqe të së shkuarës në vendin tonë, Kanunit. Ndërkohë, për ngjarjen e ndodhur sot, mësohet se Policia ka shoqëruar në Komisarit disa persona, të cilët mund të kenë dijeni.

PËRGJIGJU