Arabia Saudite merr vendim për Haxhin e këtij viti…Mund ta bëjnë vetëm…

Arabia Saudite këtë vit do të kufizojë Haxhin për njerëzit që jetojnë brenda vendit për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), duke mbyllur dyert për haxhinjtë nga jashtë.

Vetëm një numër i kufizuar i njerëzve nga të gjitha kombësitë që jetojnë në Arabinë Saudite do të lejohen të kryejnë Haxhin vjetor pasi COVID-19 vazhdon të përhapet në të gjithë botën, andaj vendet e mbushura me njerëz dhe transporti ndërkombëtar janë edhe më të rrezikshme ditët e fundit, njoftuan nga Ministria e Haxhit dhe Umres së Arabisë Saudite.

Numri i rasteve me COVID-19 në Arabinë Saudite ka arritur në 161.005, përfshirë 1.307 të vdekur dhe 105.175 të shëruar.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, në mbarë botën janë zbuluar mbi 9 milionë raste të konfirmuara me COVID-19, prej të cilëve rreth 4.5 milionë janë shëruar dhe mbi 469 mijë kanë vdekur.