Apeli refuzon lehtësimin e masës për Gjon Shkëmbin, në fuqi “arresti me burg”…

Shpërndaje

Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Gjon Shkëmbin, duke rrëzuar kërkesën për zëvendësimin e saj me një masë më të lehtë.

Shkëmbi, i cili është xhaxhai i Elvis Shkëmbit, akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese” të kryer në bashkëpunim.

Ngjarja lidhet me atentatin e ndodhur në tetor të vitit të kaluar, ku në sallën e gjyqit u vra me armë zjarri gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja. Autori, Elvis Shkëmbi, qëlloi gjatë seancës ku po jepej vendimi për një çështje pronësie ku ishin të përfshirë familjarë të tij.

Nga të shtënat mbetën të plagosur edhe Rakip dhe Elvis Kurtaj, babë e bir, të cilët ishin palë në këtë proces gjyqësor.

Shpërndaje