
Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore të Tiranës dhe Drejtorinë e Markave dhe Patentave, ka bllokuar mbi 3,130 pajisje elektronike të ndryshme, të dyshuara për falsifikim ose tregëtim pa autorizimet përkatëse.
Organet doganore po vazhdojnë me procedurat ligjore për verifikimin dhe hetimin e rastit, duke treguar angazhim të vazhdueshëm kundër hyrjes dhe tregëtimit të produkteve të falsifikuara në vend.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave thekson se do të vazhdojë të mbajë një qëndrim të fortë, me tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje të Kodit Doganor, duke bllokuar çdo tentativë abuzimi apo shkelje të ligjit




