Analiza/ Një Zoom, që vuri “në rresht” këshilltarët e majtë të Shkodrës!

Sot pa asnjë dyshim, mbledhja e mbajtur me dyer të mbyllura në PS-në e Shkodrës, e Drejtueses Politike Edona Bilali me anëtarët ë këshillit bashkiak të Shkodrës ka qënë lajmi i ditës.

Një mbledhje e shoqëruar me debate por edhe me shumë të verteta të thënë në sy, ka ngjallur reagime në rrjetet sociale por jo vetëm duke qënë lajm kryesor i kësaj të marte.

Por në të vertetë ka qënë një mbledhje ku në fokus u vendos Shkodra, rëndësia e pjesmarrjes së anëtarëve të këshillit në mbledhjet periodike një herë në muaj, ashtu sic e parashikon edhe rregullorja e miratuar nga vetë këshilltarët, të cilët jo shumica por disa prej tyre e kanë harruar rëndësinë që ato që votuan i dhanë për ti përfaqësuar në këto mbledhje që në fokus kanë Shkodrën, banorët e saj dhe vendimet që lidhen drejtëpërdrejtë me jetesën e tyre.

Në fakt, mungesa e këshilltarëve, apo mungesat e tyre shpesh herë pa arsye nuk janë lajm për Këshillin Bashkiak të Shkodrës, thuajse një partiak, kjo jo për faj të tyre por për zgjedhjet që sollën atë rezultat dhe i sollën në Këshillin e Bashkisë së Shkodrës.

Mungesa prej dy muajsh e mbledhjeve, por ajo me e rëndësishmja, mos miratimi i 6 % të ndihmës ekonomike, ka shtyrë drejuesen politike Edona Bilali, që ti thërrasë të gjithë, edhe pse ndoshta vonë, por në një situatë që kërkonte zgjidhje.

Pavarësisht toneve të përdorura në këtë mbledhje, debateve me apo pa të drejtë, ajo cfarë u pa sonte në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ishte e qartë, pa fyer asnjë nga këshilltarët, por “Një zoom i vuri në rresht të gjithë anëtarët “ për të bërë atë cfarë është e mirë për Shkodrën.