
Aktivisti Amel Pervizi ka reaguar ashpër ndaj projektit për ndërtimin e një kulle në zemër të Shkodrës, duke e cilësuar atë si një shëmti urbane që rrezikon identitetin e qytetit. Në një postim të tij, ai thekson se zëri i qytetarëve nuk po merret parasysh dhe se institucionet janë dorëzuar përballë interesave të ngushta, duke lënë pas dore të ardhmen e qytetit.
Reagimi i plotë:
Nji vit ma parë protestuam kundër betonizimit të qytetit, por kemi mbërritë në pikën ku protestat nuk kanë asnji efektivitet.
Zani qytetar bjen në vesh të shurdhët dhe institucionet kanë ra, duke u dorëzu në dorën e nji njeriu.
Nuk ka ma asnji hap institucional që e ndal këtë shëmti që bjen ndesh me të gjitha parametrat e zhvillimit urban të qytetit.
Nëse nuk ka nji reagim si ai në Nepal, zgjedhjet nuk bajnë ma dobi dhe çdo kauzë asht sikur me mih n’Bunë.
Hija e kullës ka me na përpi tanve nëse nuk ndalet në kohë.





