
Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar një ditë më parë në Malësi të Madhe, ku në zonën e Bajzës janë zbuluar mijëra rrënjë kanabis sativa të kultivuara në sera. Gjithashtu, gjatë kontrollit është sekuestruar edhe lëndë narkotike e tharë, e dyshuar gati për tregtim. Si rezultat i aksionit, bëhet me dije për RealitetiPost se janë arrestuar dy persona.
Ndërkohë, në rrethinat e Shkodrës, në një tjetër aksion policor, janë sekuestruar sasi kokaine dhe një armë zjarri, ndërsa një person është vënë në pranga.
Për më shumë detaje mbi këto operacione pritet njoftimi zyrtar nga policia e Shkodrës./RealitetiPost




