
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 08:10, në unazën perëndimore të qytetit të Shkodrës, automjeti me drejtues shtetasin Adnand Galica ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin Farbardh Lishi dhe më pas ka përplasur edhe një shtetas që lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi që lëvizte me biçikletë, rreth 50 vjeç, si dhe janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit e automjeteve.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.




