Aksidenti i rëndë i vajzave nga Shkodra, Apeli i Myftiut Sytari: “Çdo ditë që hapim sytë na jepet një mundësi e re nga Zoti”

Nga hytbja e së premtës në xhaminë e Parrucës, myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari përcolli një mesazh për aksidentin e rëndë, i ndodhur pak ditë më parë në aksin Tiranë – Elbasan, në të cilin humbën jetën 2 vajza dhe mbeten të dëmtuara 2 të tjera, të gjitha nga Shkodra.

Myftiu kërkoi lutje për shërimin e dy vajzave që i mbijetuan aksidentit të rëndë.

Në aksidentin e rëndë humbën jetën Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, ndërkohë mbeten të plagosura Denisa Dibra dhe Nervida Garunja.