
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 pranë kryqëzimit të Gjadrit, në superstradën Lezhë–Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, në ngjarje janë përfshirë dy automjete, një “Mercedes” dhe një “Ford”, të cilët janë përplasur mes tyre.
Nga përplasja, automjeti tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë, tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës për trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse dhe tre autoambulanca, ndërsa Policia ka marrë masa për menaxhimin e qarkullimit rrugor. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet përkatëse.




