Aksident në hyrje të Shkodrës, humb jetën 78 vjeçari…

Shpërndaje

Një aksident me pasoja fatale është regjistruar në hyrje të qytetit të Shkodrës, ku ka humbur jetën 78-vjeçari Haki Bajrami.

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari ka qenë duke lëvizur në këmbë kur është përplasur nga një automjet, drejtuesi i të cilit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

Shpërndaje