Aksident në aksin Shkodër–Muriqan, plagoset një 25-vjeçar…

Shpërndaje

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 12:05 në aksin “Shkodër–Muriqan”, ku një automjet me drejtuese shtetasen D. B. është përplasur me një motomjet.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi V. D., 25 vjeç, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shpërndaje