Aksident në aksin Shkodër- Lezhë, makina përfundon në ara…

Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër në afërsi të Dajçit.

Mësohet se një autoveturë është përplasur me një foristradë dhe si pasojë autovetura ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në arë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.