
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër–Koplik.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ka viktima, ndërsa në vendngjarje janë nisur me urgjencë autoambulancat dhe forcat zjarrfikëse për të dhënë ndihmën e parë dhe për të bërë shpëtimin e mundshëm të personave të përfshirë.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin V. B., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasi Valentin Bluda dhe babai i tij, shtetasi Nikoll Bluda 76 vjeç, pasagjer në automjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.




