Aksident i fortë në rrugën Bardhyl, dy makina përplasen kokë më kokë…

Një aksident i fortë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Bardhyl në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, pranë kryqëzimit të Porcelanit, në rrugën “Hoxha Tahsin”.

Sikurse mund të shihet edhe nga fotot e publikuara nga LSA, në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes së fortë,  njëra prej tyre është kthyer dhe përmbys.

Ndërkohë, akoma nuk dihet nëse ka pasur persona të plagosur.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po mundohet të zbaro dinamikën e ngjarjes.