Aksident hyrje të Shkodrës, plagoset 61 vjeçari i cili po udhëtonte me motor…

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 06:45, në aksin rrugor “Shkodër-Tiranë”, në fshatin Beltojë, shtetasi L. V., 61 vjeç, duke lëvizur me motoçikletë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është rrëzuar.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 61-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, ku dhe po merr asistencën mjekësore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.