
Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin Lezhë–Rrilë, pranë kryqëzimit të Superstradës.
Nga të dhënat e para mësohet se një automjet është përplasur me një motorçikletë, ndërsa si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i saj.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.




