AJet nis fluturime direkte nga Stambolli dhe Ankaraja drejt Tiranës…

Shpërndaje

Kompania ajrore turke AJet ka bërë të ditur hapjen e linjave të reja ajrore drejt Shqipërisë, duke lidhur Tiranën me dy qytete kryesore të Turqisë.

Sipas njoftimit zyrtar, fluturimet nga Stambolli drejt Tiranës do të nisin më 2 mars, ndërsa ato nga Ankaraja më 5 mars. Për inaugurimin e këtyre linjave, AJet ka hedhur në treg bileta promocionale, me çmime që nisin nga 35 dollarë.

Linja Stamboll–Tiranë do të operojë pesë herë në javë, ndërsa ajo Ankara–Tiranë dy herë në javë. Drejtori i Përgjithshëm i AJet, Kerem Sarp, është shprehur se kompania po e nis vitin 2025 me entuziazëm të veçantë, duke zgjeruar rrjetin e fluturimeve me dhjetëra destinacione të reja.

Shpërndaje