Shkoder/ Policia ndalon 29 vjeçarin në kërkim ndërkombëtar…

Shpërndaje

Shkodër

Kapet dhe àrrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 29-vjeçari i kërkuar për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë krîmînále” dhe “Tràfikim i lëndeve nàrkotike”.

Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tiranën, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan dhe bënë àrrestimin provizor të shtetasit V. Gj., 29 vjeç, banues në Spathar, Vau i Dejës.

29-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firences, Itali, më datë 27 shkurt 2020 ka lëshuar urdhër-àrrestin për këtë shtetas, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrja në órgànizatë krîmînàle” dhe “Tràfikim i lëndëve nàrkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

Shpërndaje