COVID 19/ Merren 20 mostra në një fabrikë, ja si paraqitet situata në Qarkun Shkodër…

Shpërndaje

Mbi veprimtarinë e KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt.26. 05.2020.

Situata epidemiologjike në të gjithe territorin e Qarkut Shkoder për 24 oret e fundit, vazhdon të jetë e qëndrueshme.

• Nga NJVKSH, Shkodër, informohemi se sot, nga 18 mostrat e marra me dt. 25 Maj rezultojne te gjitha negativ.

• Në total, në Qarkun Shkodër, numëri i të infektuarve covid-19, vijon të jetë 120.

• Aktualisht janë 12 persona (prej të cilëve 10 në shtepi dhe 2 të shtruar në spital në Tr) të cilët vazhdojnë të kurohen dhe janë në gjendje të mirë shendetësore.

• Vazhdon të ndiqet procesi mesimor nga NJVKSH në të gjitha shkollat e mesme në 5 bashkitë e Qarkut Shkoder, duke zbatuar rregullat e distancimit dhe kontrollit mjeksor.

• Sot janë marrë 20 mostra në një fabrikë dhe janë dërguar në ISHP në Tr.

a. NJVKSH, Pukë dhe Fushë Arrëz, Informohemi se nuk ka raste të reja covid – 19 në dy bashkitë, Pukë dhe Fushë Arrëz. Kane vijuar kontrollet me dy grupet e punës nga institucionet e AKU, ISHSH, dhe Komisariatit Pukë në 7 subjektet e sherbimit tregtar, ku nuk u konstatuan probleme.

b. NJVKSH, M.Madhe. Informohemi se nuk kemi asnje rast covid-19.

Nuk ka raste te reja covid-19. Nr recetave mbi moshen 65 vjec-159, prej te cilave 32 te derguara ne shtepi.
Në zbatim të Urdhërit të Përbashkët për shtetasit që jane futur ne terrritorin e RSH, po vetëkarantinohen në shtëpite e tyre, rreth 15 persona të cilet po monitorohen nga NJVKSH, nuk paraqesin probleme shendetesore.

Në zbatim të Urdhërit të përbashket për vetkarantinimin, sot kanë hyrë në pikën e kalimit kufitare të Hanit të Hotit, rreth 30 persona të cilët do karantinohen pranë shtepive të tyre, nuk janë banoëe të Malësi e Madhe. Janë njoftuar NJVKSH përkatëse për ndjekjen e vetkarantinimin e tyre.

Nga Spitali Rajonal, informohemi se 24 orët e fundit janë trajtuar në urgjencë rreth 63 pacientë. Dyshohet për një rast covid – 19 të cilit ju mor mostra dhe është dërguar në ISHP.

Situata Rendit Publik.Nga DVP, informohemi se gjatë 24 orëve ka vijuar puna e strukturave të DVP nëpërmjet pikave të kontrollit në bashkëpunim me FNSH, Ushtrinë, inspektoriatet, për monitorimin e subjekteve të cilet nuk janë lejuar të hapen në këtë fundjave sipas urdherit te KM. Aktualisht situata e rendit në të gjithë territorin e Qarkut është në parametrat normal dhe të qendrueshëm.

Nga Bashkitë janë mbështetur me dt.26 Maj 2020 me pako ushqimore/mjeksore familjet si më poshtë:

• B Shkoder janë mbështetur 15 familje me pako ushqimore nga Fondacioni MIQESIA.

• B.Vau Dejes, janë mbështetur 81 familje me pako ushqimore falas .

• B.M.Madhe, 159 familje me pako te rimbursueshme mjekesore.

Vijon të monitorohet dhe koordinohet veprimtaria e të gjithë bashkive, institucioneve dhe inspektoriateve, anëtare të KMC, nën drejtimin e të Deleguarit të KNEC, ZV.Ministrit të Brendshem, Z Besfort Lamallari.

Shpërndaje