Ekzekutohet me armë zjarri 25-vjeçari (EMRI)

Shpërndaje

Ngjarje e rëndë në Vlorë. Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm është ekzekutuar me armë zjarri në zonën e “Ujit të Ftohtë” 25-vjeçari Kristiano Breshanaj.

Njoftimi i policisë

Në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë zonës së quajtur “7 pallatet”, në rrethana ende të paqarta është vrarë në rrugë dyshohet me armë zjarri shtetasi K. B., 25 vjeç.

Forca të shumta të policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritën pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit/ëve.

Gjatë krehjes së zonës, në një nga rrugicat e lagjes “10 Korriku” Vlorë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në flakë një automjet, brenda të cilit është gjetur një armë zjarri automatik kallashnikov, e cila dyshohet të jetë arma e krimit. Policia e Vlorës ka nisur të shoqërojë persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e krimit.

Shpërndaje