Për fat të mirë as këtë të shtunë nuk ka patur rritje të numrit të personave të infektuar me koronavirus në qytetin e Shkodrës pasi 16 mostrat e dërguara në Tiranë njjë ditë më parë rezultuan të gjithë negative.
Prej disa ditësh, numri I të prekurve mbetet 117 ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë konfirmohen vetëm 10 raste aktive.
Prej dy ditësh nuk është regjistruar asnjë person tjetër I shëruar nga ky virus, duke bërë që situata të paraqitet e njëjte prej pothuaj një jave tashmë. Rasti I fundit I konfirmuar me këtë virus në Shkodër ishte katër ditë më parë, I cili I përkiste një gruaje në lagjen “Kiras”. Pavarësisht situatëës së krijuar, në dukje të qetë Shkodra vazhdon të renditet në listën e zonave të kuqe dhe lëvizja e lirë apo përfitimi nga shërbime të tjera lejohet deri në orën nëntë të mbrëmjes.
Nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor, nisur nga statistikat e tyer, rezulton se mbi 90% e të prekurve janë shëruar nga virusi COVID-19. Njëherazi me ndjekjen e situatë epidemiologjike në qytet, po ndiqet zbatimi I masave në shkollat e mesme pas rikthimit të maturantëve në këto ambjente për përgatitjen e provimeve të maturës.
Ndërkohë, vazhdon riatdhesimi I shtetasve shqiptar nga pika kufitare e Hanit të Hotit ku vetëm në 24 orët e fundit kanë hyrë 15 persona, të cilët në bazë të rregullave vetëkarantinohen në banesat e tyre për një periudhë 2 javore.