COVID 19/ Informacion mbi situaten në Qarkun Shkodër…

Shpërndaje

Informacion Përmbledhës

Mbi veprimtarinë e KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt. 21. 05.2020.

Situata epidemiologjike në të gjithe territorin e Qarkut Shkoder për 24 orët e fundit vazhdon të jetë e qëndrueshme.

• Nga NJVKSH, Shkodër, informohemi se sot, nga 26 mostrat e marra dje nuk rezulton asnjë rast pozitiv, të gjitha janë negative.

• Në total, në Qarkun Shkodër, numri i të infektuarve Covid-19 sot vijon në 117, prej të cilëve janë shëruar mbi 90 % e të infektuarve.

• Aktualisht jane 8 persona (prej të cilëve 6 në shtëpi dhe 2 të shtruar në spital në Tr ) të cilët vazhdojnë të kurohen dhe janë në gjendje të mire shëndetësore.

• Sot janë marrë 9 mostra, janë dërguar në ISHP në Tr për ekzaminim.

• Nga NJVKSH në bashkitë Shkodër dhe Vau Dejës në bashkëpunim me DAR dhe drejtoritë e 32 shkollave të mesme, vijojnë masat për dezinfektimin dhe kontrollin e zbatimit të masave mbrojtese dhe respektimit të distancave për të gjitha maturantet dhe personelin mësimor.

• Nga NJVKSH dhe ISHSH janë ngritur dy grupe pune të cilët po monitorojnë veprimtarinë e procesit mësimor në 32 Shkollat, në të cilët janë dislokuar edhe personel doktor dhe infermier- sanitar në çdo shkollë të mesme

• Vijon dezinSektimi në Bashkinë Shkodër dhe Plazhin Velipojë.

a. NJVKSH, Pukë dhe Fushë Arrëz, Informohemi se nuk ka raste të reja Covid – 19 në dy bashkitë, Pukë dhe Fushë Arrëz. Vijon trajnimi online për mjeke dhe infermier të cilët do të mbulojnë me shërbim provimet e maturantëve, ndërkohe që nga DAR janë marrë masat për mbarëvajtjen e mësimit të maturantëve në të gjitha shkollat e mesme të dy bashkive. Vijojne kontrollet me dy grupet e punës nga institucionet e AKU, ISHSH, dhe Komisariatit Pukë në subjektet e sherbimit tregtar ku nuk u konstatuan probleme.

b. NJVKSH, M.Madhe. Informohemi se nuk kemi asnje rast covid-19.

Tamponi që është dërguar dje në ISHP për ekzaminim Covid-19, ka rezultuar negativ. Në zbatim të Urdhërit të Përbashkët për vetëkarantinimin që duan të futen në terrritorin e RSH, kanë hyrë rreth 92 persona të cilët do të vetëkarantinohen në shtëpite e tyre. Nuk janë banorë të Malësi e Madhe, janë banorë të zonave të gjelbra. Janë njoftuar NJVKSH e rretheve përkatëse për të bërë monitorimin e tyre.

Sot jane shperndare ne Njesine Administrative Koplik 4 pako ushqimore falas, te dhuruara nga Ministria e Mbrojtjes, RMSH.

Nga Dr. Spitalit Rajonal, (SR) Shkodër, informohemi se gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar rreth 63 vizita të urgjencës, ka 3 raste të dyshuara për covid-19 të cilët po ndiqet ambulatorisht.

Nga ISHSH, vijon zbatimi i planit javor i cili është përqendruar kryesisht në inspektimet dhe monitorimet e shkollave të mesme dhe në Bar- Restorantet.

Situata Rendit Publik.Nga DVP, informohemi se gjatë 24 orëve ka vijuar puna e strukturave të DVP nëpërmjet pikave të kontrollit në bashkëpunim me FNSH, Ushtrinë, inspektoriatet, për monitorimin e situatës së rendit në të gjithë territorin e Qarkut qe është në parametrat normal dhe të qendrueshëm.

Sot nga ana e bashkive janë mbështetur me pako ushqimore familjet si më poshtë:

Bashkia Shkoder, 15 familje me pako ushqimore (Donacion nga Shoqata MIRESIA).

Bashkia Vau Dejes, 92 familje me pako ushqimore.

Bashkia Malësi e Madhe, 4 pako. Ushqimore nga RMSH dhe 60 familje me rimbursim.
4.Bashkia Fushë Arrëz, 4 familje nga RMSH

Vijon të monitorohet dhe kordinohet veprimtaria e të gjithë bashkive, institucioneve dhe inspektoriateve, anëtare të KMC, nën drejtimin e të Deleguarit të KNEC, ZV.Ministrit të Brendshem, Z Besfort Lamallari.

Shpërndaje