FOTO/ Çfarë nuk u pa nga protesta, nga policët me kamera e dylbi në tarracë tek mesazhet në pankarta

Shpërndaje

Megjithëse pati një numër më të vogël policësh në krahasim me ditën e hënë, protesta e sotme për Teatrin u mbikëqyr mirë nga policia.

Gjatë 2 orëve janë vënë re në tarracën e ministrisë efektivë policie me kamera duke filmuar dhe me dylbi duke vëzhguar turmën për të identifikuar protestuesit.

Ndërkohë që një pjesë të rëndësishme të protestës e kanë zënë edhe pankartat e aktivistëve të Teatrit. “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”, “Zgjedhimi i foljes: Kryeministri shkatërron, polici rreh, qytetari burgoset”, “Pa art, pa kulturë, qeveri e sëmurë”, “Teatri është gracka ku diktatori kapet si laraska”, “Hajdutët në pushtet, aktivistët në burg” etj. ishin disa nga mesazhet e protestuesve.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
Shpërndaje