COVID 19/ Informacion i fundit mbi situaten në Qarkun Shkodër…

Shpërndaje

Informacion PërmbledhësInformacion Përmbledhës

Mbi veprimtarinë e KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt. 19. 05.2020.

1. Situata epidemiologjike në të gjithe territorin e Qarkut Shkodër edhe për 24 orët e fundit vazhdon të jetë e qëndrueshme dhe drejt normalizimit të plotë. 

• Nga NJVKSH, Shkodër, informohemi se sot, janë konfirmuar negativ të 21 mostrat e marra dije. Vazhdon hetimi epidemiologjik për rastet e dyshuara.

• Në total, në Qarkun Shkodër, numëri i të infektuarve vijon të ngelet në 116  covid-19., prej të cilevë janë shëruar mbi 90 % e të infektuarve, aktualisht janë 7 persona të cilet vazhdojne të kurohen të cilët janë në gjendje të mirë shendetësore.

• Janë marrë 21 mostra sot dhe janë derguar në ISHP në Tr.•

 Nga NJVKSH në të gjitha bashkitë në bashkëpunim me DAR dhe drejtoritë e 31 shkollave të mesme në të gjithë Qarkun janë marrë masat për dezinfektimin dhe kontrollin e zbatimit të masave mbrojtese dhe respektimit të distancave për të gjitha maturat që do të vijojë procesi mesimor.

• Në të gjitha shkollat e mesme në nivel Qarku ka patur frekuentim të mirë të maturantëve dhe gjatë kontrolleve mjeksore nuk janë evidentuar probleme shendetësore.• Vijon  dezinSektimi në Bashkinë Shkodër dhe Plazhin Velipojë.

a. NJVKSH, Pukë dhe Fushë Arrëz, Informohemi se nuk ka raste të reja covid – 19 në dy bashkitë, Pukë dhe Fushë Arrëz. Vijon trajnimi online për mjeke dhe infermier të cilët do të mbulojnë me sherbim provimet e maturanteve, ndërkohe që nga DAR janë marrë masat për mbarëvajtjen e mesimit të maturantëve në shkollat e mesme të dy bashkive. Vijojnë kontrollet me dy grupet e punës nga institucionet e AKU, ISHSH, dhe Komisariatit Pukë në  subjektet e sherbimit tregtar. ku nuk u konstatuan probleme.

b. NJVKSH, Malësi e Madhe. Informohemi se nuk kemi asnjë rast Covid-19.Në zbatim të Urdhërit të përbashkët për Vetëkarantinimin e Shtetasve Shqiptare që duan të futen në territorin e Republikës e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare tokësore, sot kanë hyrë nga pika kufitare Hani i Hotit 88 persona të cilët do të vetëkarantinohen në banesat e tyre. Nuk janë banore të zonave të kuqe, as të Malësisë së Madhe. Janë njoftuar NJVKSH përkatëse për ndjekjen e vetëkarantinimit në shtëpitë e tyre. Aktualisht nuk ka asnjë person të karantinuar në territorin e rrethit Malësi e Madhe.

2. Nga  Dr. Spitalit Rajonal, (SR) Shkodër, informohemi se gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar rreth 61 vizita te urgjences, ka nje rast te dyshuara për covid-19 i cili po ndiqet ambulatorisht.
3. Situata Rendit Publik.Nga DVP, informohemi se gjatë 24 orëve ka vijuar puna e strukturave të DVP nëpërmjet 13 pikave të kontrollit në bashkëpunim me FNSH, Ushtrinë, inspektoriatet, për monitorimin e situatës së rendit në të gjithë territorin e Qarkut që është në parametrat normal  dhe të qendrueshëm.

4. Sot nga Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet RMSH, është mbështetur Qarku Shkodër me 562 pako ushqimore dhe higjenike të cilat janë transportuar me mjetet e Shtabit të Përgjithshem të Ushtrisë 1. Bashkia Shkoder,   237 pako.2. B.Vau Dejes,          108 pako.3. B.M.Madhe,           109 pako.4. B.F.Arrëz,                68 pako.5.B.Puke,                     40 pako

5. Vijon të monitorohet dhe kordinohet veprimtaria e të gjithë bashkive, institucioneve dhe inspektoriateve, anëtare të KMC, nën drejtimin e të Deleguarit të KNEC, ZV.Ministrit të Brendshem, Z Besfort Lamallari.

Shpërndaje