Nga dita e sotme do të fillojnë të zbatohen masat më të mëdha lehtësuese që nga shpërthimi i pandemisë së coronavirusit.
Në qytetet që janë zona të gjelbra do hiqen të gjitha kufizimet e fashave të orareve, ndërsa në zonat e kuqe, lëvizja është shtyrë deri në orën 21:00.
Krahas kësaj, nga sot janë hequr në të gjithë vendin autorizimet për lëvizjen e këmbësorëve apo automjeteve gjatë javës, ndërsa fundjava do të jetë përsëri pa makina. E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar nga java e shkuar është ndalimi i hyrje-daljeve nga zonat e kuqe.
E hëna e sotme sjell edhe rihapjen e të gjitha bizneseve në vend, duke përjashtuar qendrat argëtuese, palestrat dhe transporti publik.