Bamirësia shqiptare/ Restoranti shqiptar, ushqime për mjekët britanikë

Shpërndaje

Që në fillim të pandemisë ishte një pronar shqiptar i një restoranti në Londër, që dhuroi ushqime për mjekët dhe infermierët e vijës së fronit të Shërbimin Shëndetësor NHS , duke u pasqyruar edhe në BBC.

E së fundmi, është një tjetër pronar restoranti në zonën e Romfordit në juglindje të Londrës, i cili dëshmon bujarinë shqiptare dhe respektin për të gjithë punonjësit e vijës së frontit, si mjekët infermierët , punonjësit  e transportit publik dhe punonjësit e policisë, që në kohë pandemi kur gjithë të tjerët ishin dhe janë të izoluar, ata kanë qenë çdo ditë në shërbim të publikut.

Flamur Paca, sapo e kishte hapur restorantin e tij, kur e zuri pandemia, por edhe pse i mbyllur, pas vendimit të qeverisë britanike, aplikoj dhe mori leje dhe përmes një gjesti njerëzor të admirueshëm, ai ofroj për ata që i quan heronj, ushqime dhe pije falas nga restoranti i tij për punonjësit e vijës së frontit.

Por rasti i Flamur Pacës nuk është i vetmi. Edhe një studio ligjore shqiptare në Londër e drejtuara nga  Diamant Hidri dhe një sallon bukurie i çiftit shqiptar Visha, kanë dhuruar lule dhe pica për punonjësit e shërbimit shëndetësor për dy spitale në Londër ku në njërin prej tyre punonte në urgjencat e spitalit edhe mjeku shqiptar Altin Hoxha.

Edhe pse gjeste filantropie dhe bamirësie simbolike, ato e ngrenë më lart emrin e paragjykuar të shqiptareve, ku shumica dërmuese e komunitetit shqiptar në Britani i janë mirënjohës këtij vendi për mikpritjen dhe akomodimin e tyre në shoqërinë britanike.

Shpërndaje