Kryeqyteti malazez Podgorica pa COVID-19

Shpërndaje

Në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, prej sot nuk ka raste aktive të infektimit me koronavirus.

Nga Instituti për Shëndet Publik në Mal të Zi njoftuan se në këtë vend gjithsej janë 6 të prekur nga virusi.

“Në bazë të analizave të kryera të mërkurën vonë pasdite, mbërriti rezultati i dytë negativ radhazi për pacientin nga Podgorica. Që nga sot në mëngjes, kryeqyteti zyrtarisht nuk ka raste aktive të infeksionit me koronavirusin e ri”, tha Instituti.

Rikujtojmë se që nga fillimi i epidemisë së COVID-19 në Podgoricë janë regjistruar gjithsej 164 raste, ndërsa numri i të infektuarve në Mal të Zi ishte 324.

Shpërndaje