Komuniteti Musliman i Shqipërisë ka njoftuar se ditën e Premte (Xhuma) në të gjitha xhamitë e vendit do të bëhet thirje për ndihma monetare dhe materiale.
NJOFTIM I RËNDËSISHËM !
Njoftojmë të gjithë myftinjtë dhe imamët e Republikës së Shqipërisë që dita e xhuma të jetë ditë solidariteti për të prekurit nga tërmeti.
Hytbeja e ditës së xhuma të fokusohet tek ndihma ndaj njëri-tjetrit, solidariteti dhe shpresa.
Gjithashtu në të gjitha xhamitë e vendit të bëhen thirrje për ndihma monetare dhe materiale.
Fryma e besimit na meson që të jemi pranë njerëzve në rast nevoje. Në suren Maide thuhet: “Ndihmojeni njeri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturin nga të këqijat…”, Ndërsa Profeti i mëshirës në një Hadith thotë: “Më i miri për ju është ai që është më i dobishmi për njerëzit”.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të mbështesin njëri-tjetrin, të ndihmojmë të moshuarit, gratë shtatzëna, fëmijët dhe këdo që ka nevojë.
Është koha të sensibilizohemi dhe ti zgjasim dorën e ndihmesës të afërmve, fqinjëve dhe miqve bashkëkombas të lënduar.
Në këto momente të vështira, i lutemi Zotit që ti mëshirojë viktimat e këtij tërmeti, tu japë durim të afërmve të tyre dhe urojmë shërim sa më të shpejtë për të gjithë të lënduarit!
Në fund po e mbyllim me këtë lutje të Hafiz Ali Korçës: “Zot, të na rrojë Atdheu e Kombësia, aqë sa të na rrojë Gjithësia!”
Amin!