Shkodër/ Rihapja e Klinikave, flet Ardita Spahia, Presidente Urdheri i Stomatologeve…

Shpërndaje

Rinisen punen pas nje nderprerje prej me shume se 2 muajsh. Por kete here ballafaqimi me klientet vjen nen masa te rrepta sigurie, ku qe ne hyrje klinikat dentare kane afishuar broshurat me rregullat e reja.

Nuk do te jete e lehte kjo sjellje e re qe duhet respektuar me rigorozitet si nga pacientet ashtu edhe nga vete stomatologet.

Rreziku per tu perballur me paciente te prekur eshte evident, por Ardita Spahia thote se ne baze te betimit te hipokratit bluzat e bardha nuk mund ti nenshtrohen kesaj frike.

Megjithate kujdesi eshte i shtuar! Stomatologet kerkojne mirkuptimin e pacienteve pasi kostot e mjeteve te reja mbrojtese, i kane dytyruar dentistet qe te aplikojne tarife per vizitat, por pavarsisht kesaj apeli u drejtohet pacienteve qe te shtyjne per me vone sherbimet te cilat mund te presin.

Pervec maskave dhe veshjeve, Stomatologia Spahia ben me dije se edhe mjetet e punes qe perdoren jane 1 perdorimshe, sapo te kryjne me nje pacient hidhen ne kosh. Kjo rrit keshtu standartet dhe kushtet higjeno sanitare per cdo pacient.

Shpërndaje