Të gjithë klubet janë në një garë me kohën për të gjetur mënyrën e duhur për të rinisur kampionatet në siguri të plotë, pas pauzës për shkak të emergjencës Koronavirus.
Duket se në Turqi janë avangard në lidhje me këtë, ose të paktën Besiktas mbetet në linjën e parë të luftës kundër virusit, duke bërë gjithcka mundet për të evituar infektimet e reja, pasi në ditët e kaluara një futbollist e një puenonjës i klubit rezultuan pozitiv në teste.
Idea mund të funksionojë, ose të paktën klubi beson se është një lëvizje e nevojshme. Në qendrën sportive është instaluar një kabinë e madhe disinfektimi për lojtarët e stafin teknik që do të futen në impiantin stërvitor. Rifillimi i kampionatit turk është parashikuar për në 12 qershor.