Informacion Përmbledhës
Mbi veprimtarinë e KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt. 10. 05.2020.
Situata epidemiologjike në të gjithe territorn e Qarkut vazhdon të jetë në nivele të qëndrueshme
a. Nga NJVKSH, Shkodër, informohemi se sot, janë konfirmuar negativ, të gjitha mostrat e marra dje. Vazhdon hetimi epidemiologjik për rastet e dyshuara.
• Në total, në Qarkun Shkodër, numëri i të infektuarve deri sot eshte në 115 pozitiv covid-19.
• Vijon kontrolli epidemiologjik i 10 shtetasve në konviktin e Univerisetit “Luigj Gurakuqi”. Gjendja shëndetësore e të akomoduarve është e mirë, nuk shfaqin simptoma apo probleme shëndetësore.
• Ndërsa 12 paciente janë të izoluar në banesat e tyre, gjendja shëndetësore është e mirë. Mbi 80 % është numeri i të shëruarve deri tani në Shkodër. Sot janë marrë edhe 14 tampone të cilat janë dërguar në ISHP në Tr.
b. NJVKSH, Puke dhe Fushe Arrëz, Informohemi se dy rastet dyshuar me shenja covid – 19, që jane derguar në ISHP ne Tr kanë dalë negativ..
Raste të reja covid – 19 nuk ka ne dy bashkitë Puke dhe F.Arrëz
c. NJVKSH, M.Madhe. Në zbatim të Urdhërit të përbashkët për Vetëkarantinimin e Shtetasve Shqiptare që duan të futen në territorin e Republikës së Shqipërise nga të gjitha pikat kufitare tokësore, kanë hyrë nga pika kufitare Hani i Hotit 18 persona të cilët do të vetëkarantinohen në banesat e tyre. Nuk janë banore të zonave të kuqe, as të Malësisë se Madhe.
Aktualisht nuk ka asnjë person të karantinuar në territorin e rrethit Malësi e Madhe.
Nga Dr. Spitalit Rajonal, (SR) Shkodër, informohemi se gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar rreth 30 vizita te urgjences, nga keto është 1 rast i dyshuara për covid-19, janë marrë mostra për në IPSH në Tr.
Situata Rendit Publik.Nga DVP, informohemi se gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet 13 pikave të kontrollit në bashkëpunim me FNSH, Ushtrinë, inspektoriatet, ka bëre ndërhyrje për probleme të ndryshme të rendit dhe sigurisë publike, monitorimin e ambienteve të karantinimit, janë marrë 37 masa administrative, ndërkohe që vijojnë masat për monitorimin e situatës së rendit në të gjithë territorin e Qarkut e cila është në parametrat normal dhe të qendrueshëm.
Nga Drejtoria e Trajtimit të Studentëve, informohemi se aktualisht në ambientet e Konviktit “Luigj Gurakuqi”, sot me dt.10.05.2020, vazhdon të jetë 10 numri i shtetasve i akomoduar të cilëve ju afrohet sherbimi me ushqim dhe asistence shëndetësore.
Nga Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit, nuk kemi informocion për shtetas të ardhur në zonën e kuqe në Qytetin Shkodër, por për në zonat e gjelbra.
Rep.Usht.nr.1010, Vau Dejes, vazhdon ruajtjen fizike te shtetasve qe ndodhen ne ambientet e akomodimit te Konviktit ne Univerisitetin “Luigj Gurakuqi”. Aktualisht jane 10 shtetas.