Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se ka përfunduar edhe misioni i dytë i infermierëve shqiptarë në itali për të ndihmuar vendin fqinj në luftën ndaj COVID-19.
Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu shkruan se infermierët tanë janë kthyer shëndosh e mirë në Shqipëri, pas misionit humanitar në spitalet #covid zonën e Marche në Itali.
STATUSI NGA MANASTIRLIU
Ka përfunduar me sukses misioni i grupit të dytë të 60 infermierëve që shërbyen në ndihmë të popullit mik italian 🇦🇱🇮🇹 🤝
Infermierët tanë janë kthyer shëndosh e mirë në Shqipëri, pas misionit humanitar në spitalet #covid zonën e Marche në Itali.
#KrenarePërInfermierët
#BASHKË