Lihet jashtë projektit rruga e ish-Kampit në Shirokë…

Shpërndaje

Mban emrin “Ernest Koliqi”. Mbi këtë rrugë që lidhet me qendrën e zonës turistike të Shirokës në Shkodër jetojnë rreth 500 banorë.

Edhe pse një prej akseve më të rëndësishme prej 30 vitesh është lënë në harresë duke e vështirësuar kalimin për banorët për shkak se është edhe një rrugë me malore të theksuar.

Banorët thonë se amortizimi i rrugës dëmton imazhin edhe tek turistët e huaj që në kushte normale janë të shumtë në atë pjesë të Shirokës. Ndërkohë pothuajse ka përfunduar plotësisht projekti për rehabilitimin e qendrës së Shirokës ndërkohë kjo rrugë që nuk i kalon 300 metër nuk është futur në projekt.

Edhe pse gjatë punimeve rruga është dëmtuar edhe më shumë firma po vendos vetëm këto kapakë të pusetave duke mos riparuar dëmet.

Të shumtë janë edhe qytetarët shkodran që shkojnë në Shirokë dhe kërkojnë të ngjiten në këtë pjesë me fëmijët por është e vështirë

Shpesh herë banorët por edhe të tjerë që kanë biznese aty afër kanë kërkuar rikonstruksionin e rrugës “Ernest Koliqi” në Shirokë por deri më tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur./StarPlus/

Shpërndaje