Ermal Fejzullahu ka treguar se ka dhënë si donacion një shumë prej 100 mijë eurove për të ndihmuar të prekurit nga tërmetet në Shqipëri.
Këngëtari Ermal Fejzullahu ka ndarë një shumë prej 100,000 euro për të ndihmuar shqiptarët në Shqipëri.
Artisti përmes një postimi ka zbuluar se edhe ai i është bashkuar shumë kolegëve të tyre që po bëjnë gjithçka për t’iu bërë më të lehtë të kalojnë këto ditë të vështira banorët e zonave të prekura.
“Bashkëndjenja e dhimbjes dhe dashurisë janë një! Se zemra e shqiptarit është e madhe dhe bashkëndjenja obligim, shembull është miku im i cili çdo herë i heshtur ishte pranë atyre që kishin nevojë. Të trishtuar nga dhimbja dhe pamundësia për të ndalur këtë trishtim, kemi ndarë 100.000 euro për të ndihmuar të goditurit direkt nga kjo fatkeqësi. Do të ndihmohen rastet më të rënda për të sanuar sado pak dëmet që kanë pësuar“, shkruan Ermali.
Ndërsa babai i tij, këngëtari Sabri Fejzullahu gjatë ditës së sotme ka treguar përmes disa fjalëve të bukura për Shqipërinë se ai pret me kënaqësi në shtëpinë e tij njerëzit të cilët kanë mbetur pa strehë.