Komisioni Europian rekomandon shtyrjen e afatit të hapjes së kufijve deri në 15 qershor

Shpërndaje

Komisioni Europian i ka kërkuar vendeve të zonës Schengen që të shtyjnë datën e hapjes së kufijve për udhëtimet jo të domosdoshme drejt BE-së edhe për 30 ditë të tjera, deri në 15 qershor.

“Teksa disa vende të BE kanë ndërmarrë hapa për të lehtësuar disa prej kufizimeve të vendosura për frenimin e përhapjes së pandemisë, situata është ende delikate si në Europë ashtu edhe në botë”, thuhej në deklaratën e Komisionit.   

“Kjo kërkon një vazhdimësi të masave në kufijtë e jashtmë për të reduktuar rrezikun e përhapjes së sëmundjes përmes udhëtimeve në BE”, thuhej më tej në deklaratë. 

Shpërndaje