COVID 19/ Merren 13 tampona dhe dergohen në ISHP, ja situata në Qarkun e Shkodres…

Shpërndaje

Informacion Përmbledhës

Mbi veprimtarinë e KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt. 08. 05.2020.

Situata epidemiologjike në të gjithe territorin e Qarkut vazhdon të jetë në nivele të qëndrueshme

a. Nga NJVKSH, Shkodër, informohemi se sot nga 10 mostrat e marra dje janë konfirmuar 1 rast pozitiv. Vazhdon hetimi epidemiologjik për rastet e dyshuara.

• Në total, në Qarkun Shkodër, numëri i të infektuarve deri sot shkon në 115 pozitiv covid-19. Sot janë marrë edhe 13 tampona që janë dërguar në ISHP. Dje kanë lënë spitalin 2 paciente pasi jane sheruar, aktualisht janë 6 pacientë të shtruar në spitalin Covid-19 në Tr.

• Vijon kontrolli epidemiologjik i 10 shtetasve në konviktin e Univerisitetit “Luigj Gurakuqi”. Gjendja shëndetësore e të akomoduarve është e mirë, nuk shfaqin simptoma apo probleme shëndetësore.

b. NJVKSH, Puke dhe Fushe Arrëz, Informohemi se nuk ka asnje rast apo vatër covid-19.
Në bashkëpunim me ISHSH, AKU dhe strukturat e policisë, të ndarë në dy grupe për bashkitë Pukë dhe F.Arrëz, vijon monitorimi i bizneseve për respektimin e masave mbrojtëse.

c. NJVKSH, M.Madhe. Në zbatim të Urdhërit të përbashkët për Vetëkarantinimin e Shtetasve Shqipëtare që duan të futen në territorin e Republikës së Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare tokësore, 21 persona kanë hyrë nga pika kufitare Hani i Hotit, të cilët do të vetëkarantinohen në banesat e tyre. Nuk janë banore të Malësisë së Madhe.
Aktualisht nuk kemi asnjë person të karantinuar në territorin e rrethit Malësi e Madhe, Nr. i recetave për moshat e pensionit (mbi 65 vjec)-75 nga keto 18 të dërguara në banesë.

Nga Dr. Spitalit Rajonal, (SR) Shkodër, informohemi se gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar rreth 23 vizita te urgjences, nga këto janë 1 raste i dyshuar për Covid-19, është marrë mostra për në IPSH në Tr.

Situata Rendit Publik.Nga DVP, informohemi se gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet 13 pikave të kontrollit në bashkëpunim me FNSH, Ushtrinë, inspektoriatet, ka bëre ndërhyrje për probleme të ndryshme të rendit dhe sigurisë publike, monitorimin e ambienteve të karantinimit, janë marrë 65 masa administrative, ndërkohe që vijojnë masat për monitorimin e situatës së rendit në të gjithë territorin e Qarkut e cila është në parametrat normal dhe të qendrueshëm.

Nga Drejtoria e Trajtimit të Studentëve, informohemi se aktualisht në ambientet e Konviktit “Luigj Gurakuqi”, sot me dt.08.05.2020, është 10 numri i shteasve i akomoduar të cilëve ju afrohet sherbimi me ushqim dhe asistence shëndetësore.

Nga Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit, informohemi se gjatë ditës së sotme me dt.7805.2020, rreth ores 10.30, në pikën e Kalimit të Kufirit H.Hotit, janë paraqitur 2 shtetas shqiptar me banim në zonën e kuqe të cilet në bazë të urdhërit të MSHMS, nr.292, ju plotësua formulari i vetëdeklarimit për në banesë.

Drejtoritë e ISHSH, AKU në kuadrin e masave për lehtësimin e veprimtarisë tregtare të subjekteve, në zbatim të vendimit Nr.5 dt.28.04.2020 me Nr.233/59 prot dt 28.04.2020 I KMC të Qarkut Shkodër, Urdhërit nr.137,dt.25.03 2020 për garantimin e zbatmit të Protokolleve të Sigurisë në kuadër të pandemisë së shkaktuar nga Covid 19, nga DRAKU, ka vijuar puna në bashkëpunim me ISHSH, Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, NJVKSH, për zbatimin e planit javor, për monitorimin dhe keshillimin e subjekteve që janë lejuar të fillojnë aktivitetin ne bashkitë Shkodër, Pukë dhe Fushë Arrëz.

Rep.Usht.nr.1010, Vau Dejes, vazhdon ruajtjen fizike te shtetasve qe ndodhen ne ambientet e akomodimit te Konviktit ne Univerisitetin “Luigj Gurakuqi”. Aktualisht jane 10 shtetas.

Shpërndaje